
Deda: Ky vit duket i humbur, pasi të degradon gjithçka do të gjindet rrugëdalja
Njohësi i çështjeve politike, Ilir Deda, ka reaguar rreth ngërçit të krijuar në Kuvend, ku edhe sot ka dështuar seanca konstituive, duke deklaruar se ky vit duket se është vit i humbur për Kosovën.
Deda ka shkruar në “Facebook” se rrugëdalja do të gjendet pasi që gjithçka do të degradojë.
“Këto lojra parapolitike munden me zgjatë gjithë vitin, edhe ashtu 2025 duket se është vit i humbur për Kosovën. Në fund kur të degradon gjithçka do të gjindet rrugëdalja. Për disa rikuperimi do të jetë vështirë i mundshëm”, ka shkruar ai.
Ndryshe sot ka dështuar seanca e nëntë e konstituimit të Kuvendit, ku gjatë seancës, kryesuesi i saj, Avni Dehari, ka propozuar votim të fshehtë për votim të kryetarit të parlamentit, porse, diçka e tillë s’është përkrahur nga partitë e tjera.