Dedaj flet në Hagë për shkarkimin e tij nga pozita e ambasadorit: Jam larguar dhunshëm dhe brutalisht nga e ashtuquajtura presidente Osmani

06 nëntor 2023 | 10:42

Ish-ambasadori Gjergj Dedaj ka filluar dëshminë e tij në Dhomat e Specializuar të Kosovës në Hagë në rastin e krerëve të UÇK-së.

Në hyrje të dëshmisë së tij, Dedaj është pyetur për rolin dhe pozitat që ka pasur në Kosovë.

Ai nuk ka lënë pa përmendur shkarkimin e tij nga pozita e ambasadorit në Maqedoninë Veriore nga presidentja e vendit, Vjosa Osmani.

Bile ai është treguar i ashpër te kjo pjesë, duke thënë “jam larguar dhunshëm dhe brutalisht”.

“Gjatë luftës në radhë të parë kam qenë organizator i të gjitha demonstratave kundër kriminelit e kasapit të Ballkanit, Millosheviq. Kam organizuar në Prishtinë 60 demonstrata. Me sensibilizuar popullin e Kosovës, me u solidarizuar me UÇK-në, me i bërë thirrje NATO-s, me u solidarizuar me popullin e Kosovës. Në vitin 1998 kemi mbajtur një palë zgjedhje që kanë qenë të diskutueshme, që vetëm të kemi adresë me pas me kënd me biseduar. Partia Liberale në ato zgjedhje ka fituar 6 deputetë në Kuvendin e Kosovës dhe jam zgjedhur njëri nga nënkryetarët”.

“Në vitin 2004 kam fituar ulëse në Kuvendin e Kosovës, kam qenë zëvendësministër në disa dikastere, zëvendësministër i jashtëm, dhe së fundmi kam qenë ambasador i Republikës së Kosovës që jam larguar dhunshëm dhe brutalisht nga e ashtuquajtura presidente Osmani për qëllime politike sepse në vend timin e ka dërguar burrin e saj”,ka thënë ai.

Gjergj Dedaj është dëshmitari i 33-të i Prokurorisë së Specializuar të Hagës.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia e Kosovës, ka bërë të ditur se një zyrtar…