Dedaj në Hagë: Asnjëherë nuk do ta njollosi UÇK-në

06 nëntor 2023 | 11:38

Ish-ambasadori i Kosovës, Gjergj Dedaj, ka thënë Ushtria Çlirimtare të Kosovës (UÇK) është njëra ndër ushtritë më të pastra në botë.

Këtë deklaratë, Dedaj e ka dhënë gjatë dëshmisë së tij në Gjykatën Speciale.

Dedaj duke folur para trupit gjykues në rastin e liderëve të UÇK-së, ka thënë se asnjëherë nuk mund ta njollosë UÇK-në.

“Asnjëherë nuk do ta njollosë ushtrinë titanike, epike, ndër më të pastrat, Ushtria Çlirimtare e Kosovës (UÇK)”, ka thënë Dedaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Lëvizjes Qytetare “Odgovor”, dhe opozitari mediatik më i…