
Dedaj takohet me ambasadorin e BE-së në Maqedoninë e Veriut
25 mars 2021
| 14:02
Ambasadori i BE-së në Maqedoninë e Veriut, David Geer, ka pritur në takim ambasadorin e Kosovës në këtë shtet, Gjergj Dedaj.
Ambasadori Dedaj e ka njoftuar ambasadorin evropian, Geer, me zhvillimet e fundit politike në Kosovë, me situatën e rëndë me pandeminë Covid-19, duke apeluar t institucionet dhe vendet anëtare të Bashkimit Evropian të ndihmojnë Kosovën dhe vendet e Ballkanit Perëndimor me furnizimin me vaksina anti-Covid, ngase sipas Dedajt, situata me ketë virus është shumë e rëndë.
Ambasadori i BE-së, David Geer ka ritheksuar se Bashkimi Evropian është duke zhvilluar bisedime aktive për të furnizuar vendet e Ballkanit Perëndimor me vaksina në një të ardhme të afërm.