Dedaj tregon për komunikimin që kishte me Thaçin pasi u ndalua në Drenicë

06 nëntor 2023 | 16:50

Ish-ambasadori i Kosovës në Maqedoninë e Veriut, Gjergj Dedaj, është shprehur se ish-presidenti Hashim Thaçi nuk e kishte marr në pyetje, por vetëm kishte bashkëbiseduar për zhvillimet politike pas ndalimit në Drenicë.

“Më ka thirr dikush më ka dërguar në një dhomë ku ka qenë presidenti Thaçi. Jemi ulë dhe kemi bashkëbiseduar”, ka thënë Dedaj.

Pjesë nga dëshmia e Dedajt:

Dedaj: Është fat i delegacionit që ka qenë presidenti Thaçi ishte aty.

Prokurorja: Në vitin 2001 keni thënë në UNMIK që Thaçi, Sabit Geci dhe Rexhep Selimi ishin udhëheqësit kryesorë. Keni thënë se ata urdhëruan rrahjen tuaj.

Dedaj: Pas luftës kam pasur dezinformata nga më të ndryshmet për figurat kyçe të UÇK-së. Nëse një rren përsëritet çdo ditë njeriu që e ka bërë mund t’i besojë. Më kanë shti me mëndu që edhe Thaçi mund të jetë fajtor për ndalimin tonë. Nuk kam dëgjuar asnjëherë që Thaçi ka dhënë ndonjë urdhër. Hashim Thaçin në një ofensivë e kam takuar dhe ai ka thënë duhet me u largu dhe në mbrëmje ajo shkollë është bombarduar. Sepse forcat serbe kanë dashur me na vrarë aty edhe me gjuajt naj emblemë të UÇK-së e me fajësuar UÇK-në, sikur me rastin “Panda” në Pejë me diskredituar UÇK-në. Në bazë të forcave serbe jemi këtu.

Prokurorja: Ju po thoni që nuk jeni i sigurt kush ka hyrë në klasë dhe Thaçin e keni parë në oborr?

Dedaj: Jeni kah mendoni që kjo ngjarje ka ndodhur sot, e unë me pas të incizuar. Këto ngjarje kanë ndodhur para 25 vitesh.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovë në Qeverinë e…