Dedaj vazhdon vizitën në Zvicër, takon zyrtarë të lartë të kantonit të Bernit dhe Juras

03 dhjetor 2021 | 12:36

Ish-ambasadori i Kosovës në Maqedoninë e Veritu, Gjergj Dedaj, i shoqëruar edhe nga veprimtari Sali Bislimi i cili jeton dhe vepron në Zvicër, është takuar me drejtorin për Çështje të Sigurisë në Qeverinë e Bernit, Reto Nause.

Dedaj e ka falënderuar Nausen për kontributin e shtetit të Zvicrës për Kosovën, integrimin e diasporës së Kosovës në shtetin helvetik dhe zhvillimet në Kosovë.

“Me ketë rast takova edhe z. Raoul Jaeggi, deputet i kantonit Jura. Takimet dhe bashkëpunimi me Zvicrën mike, i kontribuojnë thellimit të bashkëpunimit mes dy vendeve tona”, ka thënë Dedaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këngëtarja e famshme shqiptare, Rita Ora, i ka "çmendur" 16…