Dede, trajneri i ri i Tiranës

13 nëntor 2020 | 11:06

Pas shkarkimit të Emmanuel Egbo, trajneri i ri i Tiranës do të jetë Nevil Dede.

Burime të Top Channel kanë konfirmuar se Nevil Dede që mban aktualisht detyrën e trajnerit të ekipit kombëtar U 19 pritet të zyrtarizohet nesër si trajner i bardhebluve.

Dede ka takuar sot drejtuesit e FSHF-së duke iu kërkuar që të largohet nga detyra si trajner i U19, për të qenë i lirë që të drejtojë Tiranën. Kjo kërkesë i është pranuar dhe Dede tashmë mund të ulet në krye të pankinës bardheblu.

Nevil Dede me një karrierë të gjatë si futbollist i Tiranës, ka qenë edhe më parë trajner I bardhebluve. Në vitin 2010 ai ka zëvendësuar Sulejman Starovën në krye të pankinës së Tiranës. Dede ka drejtuar edhe disa skuadra të tjeta të Kategorisë Superiore si Laçi, Luftëtari e Kastrioti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komuna e Junikut ka filluar punimet dhe është në fazën…