Defekt i papritur në rrjetin e ujësjellësit, disa pjesë në qendër të Prishtinës mbesin pa ujë

19 shtator 2025 | 11:06

Kompania Rajonale e Ujësjellësit (KRU) “Prishtina” ka njoftuar se për shkak të një defekti teknik të papritur në rrugën “Luan Haradinaj”, disa pjesë në qendër të Prishtinës kanë mbetur pa ujë.

Ndërprerja sipas njoftimit do të zgjasë deri në sanimin e problemit.

“Ju njoftojmë se për shkak të një defekti të papritur në rrjetin e ujësjellësit në rrugën ‘Luan Haradinaj’ do të ketë ndërprerje të furnizimit me ujë deri në sanimin e problemit. Pa furnizim me ujë do të mbesin këto rrugë: rruga ‘Luan Haradinaj’, ‘Qendra’, ‘Dardania’, një pjesë e lagjes ‘Kalabria’”, ka njoftuar KRU “Prishtina”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Analisti Petrit Zogaj ka ironizuar për raportet Kosovë - ShBA.…