“Defender Europe 23” bën bashkë bendet ushtarake ShBA-FSK

02 maj 2023 | 13:29

Kori dhe Bendi i Ushtrisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Evropë dhe Afrikë, ka hapur turneun e tyre ballkanik në Gjilan të Kosovës, me një performancë të shkëlqyer, si paraprirje e ushtrimit ushtarak fushor më të madh në rajon “Defender Europe 23”, ku Kosova është nikoqire dhe pjesëmarrëse me mbi 1 300 pjesëtarë.

Në bashkëpunim me bendin e FSK-së turneu do të vazhdojë më 3 maj në orën 17:00, në shkollën e muzikës Prenk Jakova në Gjakovë.

“Ftojmë qytetaret e Gjakovës që të marrin pjesë në këtë event ku bendet e të dyja vendeve do të performojnë në mbështetje të ushtrimit ‘Defender Europe 2’”, ka njoftuar FSK-ja.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një ushtar i ushtrisë kombëtare të Ugandës ka qëlluar dhe…