“Defender Europe 23”, ushtari i Shqipërisë me emblemë të UÇK-së (foto)

21 maj 2023 | 14:46

Sot është mbajtur ceremonia hapëse e ushtrimit ushtarak “Defender Europe 23”.

Kjo ceremoni ështëzhvilluar në sheshin e kryeqytetit, derisa fjalime kanë mbajtur presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti, ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj dhe ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey Hovernier.

Klan Kosova” ka përcjell nga afër ngjarjen, teksa ka rënë në sy edhe një ushtar i Shqipërisë, i cili barte në uniformë edhe llogon e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

Kosova po e organizon për herën e dytë ushtrimin “Defender Europe 23”.

Pjesëmarrës do të jenë ushtritë nga 25 vende.

Forca e Sigurisë do të jetë një nga kontribuuesit kryesor me 1 mijë e 300 pjesëtarë të angazhuar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pozita strategjike e Turqisë dhe rëndësia e saj si lidhje…