
Dega e AAK-së në Deçan i jep mbështetje Ramosajt edhe për një mandat për kryetar të komunës
20 maj 2025
| 17:25
Dega e AAK-së në Deçan ka mbajtur takimin e Këshillit të Përgjithshëm, në të cilin takim mori vendim për mbështetje të plotë të kandidaturës së Bashkim Ramosajt për kryetar të Komunës së Deçanit.
Në këtë takim u morën vendime me rëndësi të veçantë për aktivitetet që kanë të bëjnë me fuqizimin dhe strukturimin e degës së AAK-së dhe renditjen e aktiviteteve për zgjedhjet lokale.
“Jam mirënjohës për të gjitha vendimet e marra nga Këshilli i Përgjithshëm dhe mbështetjen e plotë të kandidaturës sime për kryetar të Komunës së Deçanit”, ka shkruar Ramosaj në “Facebook”.