Dega e AAK-së në Shtime i drejtohet pushtetit dhe VV-së: Mbyllja e kuvendeve ka ndodhur vetëm gjatë represionit serb

16 janar 2026 | 19:48

Komuna e Shtimes ka mbyllur derën e sallës së Kuvendit Komunal, duke pamundësuar hyrjen e kryesuesit të kësaj seance, Rrahman Jakupi, dhe anëtarëve tjerë të opozitës për të organizuar mbledhje përkujtimore për përvjetorin e Maskrës së Reçakut më 15 janar.

Ndaj kësaj situata ka reaguar edhe kryetari i degës së AAK-së në Shtime, Ramë Bislimi.

Ai ka shkruar në ‘Facebook’ se AAK në Shtime dënon ashpër veprimet e Komunës dhe VV-së, të cilat tentuan të mbyllin dhe bllokojnë punën e Kuvendit Komunal dhe përfaqësuesve të zgjedhur të qytetarëve.

“Institucionet janë të qytetarëve, jo të partive. AAK do t’i kundërshtojë çdo herë përpjekjet për uzurpim politik dhe shkelje të demokracisë lokale”, thuhet në reagimin e kësaj partie.

Reagim nga Dega e AAK-së në Shtime:

AAK Shtime dënon ashpër veprimet e Komunës dhe VV-së, të cilat tentuan të mbyllin dhe bllokojnë punën e Kuvendit Komunal dhe përfaqësuesve të zgjedhur të qytetarëve.
Mbyllja e Kuvendeve ka ndodhur vetëm në kohën e represionit serb. Sot jemi në liri falë dëshmorëve të UÇK-së, prandaj askush nuk ka të drejtë të sillet me mentalitet të pushtuesit brenda institucioneve të Republikës.
Institucionet janë të qytetarëve, jo të partive. AAK do t’i kundërshtojë çdo herë përpjekjet për uzurpim politik dhe shkelje të demokracisë lokale.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
NATO ka njoftuar se Kroacia po hyn në një epokë…