Dega e LDK-së në Vushtrri me peticion për kthimin e Xhafer Tahirit

01 dhjetor 2025 | 12:40

Dega e LDK-së në Vushtrri ka realizuar një peticion që kërkon kthimin e Xhafer Tahirit në krye të kësaj qendre pas dorëheqjes së tij.

Në një postim në “Facebook”, sekretari i degës, nënkryetarët dhe sekretari organizativ kanë dorëzuar në selinë qendrore të LDK-së peticionin, me të cilin kërkohet që të mos pranohet dorëheqja e Tahirit.

“Ky peticion është nënshkruar nga 203 anëtarë të strukturës së Degës së LDK-së, ku përfshihen: themeluesit e degës, asamblistët e zgjedhur, anëtarët e kryesisë, kryetarët e nëndegëve, dhe komisionerë, vëzhgues dhe aktivistë të degës”, është thënë në njoftim.

Dega e LDK-së në Vushtrri ka theksuar se ky peticion ka për qëllim ruajtjen e unitetit dhe funksionimin e plotë të degës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Drejtori ekzekutiv i Institutit Demokratik të Kosovës (KDI), Ismet Kryeziu,…