Dega e Partisë Demokratike të Kosovës në NordRhein Westfalen të Gjermanisë, histori e suksesit!
Këshilli Nismëtar për Organizimin e Partisë Demokratike të Kosovës në rajonin e NordRhein Westfalen të Gjermanisë për një periudhë të shkurtët kohore ka arritur që të themeloj nëndegët e kësaj dege dhe dhe tani pas konsolidimit të strukturës me nëndegë pritet të bëhen me kryetar dhe kryesi të tyre. Në këtë periudhë të shkurtët kohore, këtij këshilli iu janë bashkuar anëtarë nga të gjitha kategoritë e shoqërisë në mërgatë, duke përfshirë afaristë të sukses’shmën, gastronom, mjek, inxhinier e veteran të luftës së UÇK-së si dhe qytetarë të shumtë pa dallim në moshë e gjini. Me një vullnet të paparë të gjithë, kështu duke krijuar një strukturë me 600 vullnetar e me mbi 5000 anëtar tashmë të rexhistruar për të votuar ky këshill ka dhënë rezultatet e para. Ky entuziazëm dhe besim u pa në tubimet e mbajtura me përfaqësues nga Kosova, e veçmas tubimi madhështor në Koln me kandidatin për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza. Kjo energji po vazhdon ende kur tashmë ky këshill po shkon drejtë përmbylljes së kuvendeve zgjedhore të nëndegëve duke konsoliduar degën e PDK-së në NRW dhe kështu për të qenë e gatshme edhe me shtabet zgjedhore për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit 2025, me një fitore plebishitare dhe me kryeministër Bedri Hamzën.
Por si erdhi deri të ky organizmin dhe kush janë këta mërgimtarë që falë respektit për dy liderët Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin të cilët po mbahen padrejtësisht në Gjykatën e Hagës, po bëjmë gjithë këtë angazhim për t’i quar proceset përpara në zhvillimin e Kosovës dhe në mbështetje të vlerave të luftës së UÇLK-së me kryeministër Bedri Hamzën.
Kjo strukturë e shëndoshë si shokë e koleg pune, me biznese të vogla individuale dhe pa interesa personale, por me vullnet të pashoq kanë arritur të kanë kontakte me mërgatën nga Bonni, Acheni, Bielefeldi, Wupertalli, Sigeni, Kolni, Dusseldorfi, Oberhauseni e shume qytete tjera të NRW-së, për t’ua bërë me dije se Kosova ka nevojë të qeveriset nga programi qeverisës i paraqitur para qytetarëve nga PDK-ja. Puna e këtij këshilli iniciues i prirë nga Mentor Shehu e Mentor Kryeziu e të mbështetur nga Sadri Lata, ish-kryetari i Degës së PDK-së në Gjermani, pastaj nga Iliri, Fatoni, Beka, Idrizi, Berati, Avdullahu, Afrimi, Berati, Bardhi, Etiboni, Milaimi, Gani Nuha etj, është dëshmuar në tubimin e organizuar në Koln me një pritje masive nga mërgata për kandidatin për kryeministër Bedri Hamza. Ky këshill beson fuqishëm se PDK-ja në zgjedhjet e 9 shkurtit të vitit 2025, do të kthehet aty ku e ka vendin dhe pranë qyfterëve të saj në rrugën drejt integrimeve evropiane dhe për të siguruar mirëqenien sociale të qytetarëve të saj.