Dega e PDK-së, e gatshme t’u dalë në ndihmë të dëmtuarve nga vërshimet në Fushë-Kosovë

11 janar 2021 | 16:42

Shumë vendbanime të Komunës së Fushë Kosovës, përfshirë edhe lagjet brenda qytetit janë përmbytur si pasojë e të reshurave.

Në ndihmë të qytetarëve dhe të autoriteteve komunale për menaxhim të situatës ka dalë edhe opozita në këtë komunë.

Kryetari i Degës së PDK-së në Fushë Kosovë, Rrahim Ternava, ka thënë se janë të gatshëm të ndihmojnë për ta përballuar gjendjen pas përmbytjeve.

“Ne jemi në gjendje gatishmërie që t’iu dalim në ndihmë qytetarëve, por i ofrojmë ndihmën tonë edhe  Komunës së Fushë Kosovës, me organizim dhe resurse humane për ta menaxhuar më mirë këtë gjendje”, ka shkruar Ternava në profilin e vet në “Facebook”.

Imazhi mund të përmbajë: 1 person

Statusi i plotë Ternavës:

Situata në Komunën e Fushës Kosovës pas përmbytjeve si pasojë e të reshurave, kërkon mobilizimin e të githëve për t’iu dalë në ndihmë atyre që kanë nevojë.

Ndonëse jam duke komunikuar vazhdimisht me banorët, kam lënë në dispozicion numrin e telefonit që të mund të bëjmë më të mirën në këtë situatë.

Fatkeqësitë natyrore janë të paevitueshme, por mund të jenë më të menaxhueshme në rast se autoritetet, në këtë rast, ato komunale, do të ishin të përgatitura.

Në qytet po ashtu kemi dëme të theksuara si pasojë e të reshurave dhe vërshimeve, për shkak se planifikimi i keq urban dhe problemet ekzistenciale me kanalizimet, e rrisin dukshëm potencialin që në rast të vërshimeve të ketë më shumë dëme.

Ne jemi në gjendje gatishmërie që t’iu dalim në ndihmë qytetarëve, por i ofrojmë ndihmën tonë edhe  Komunës së Fushë Kosovës, me organizim dhe resurse humane për ta menaxhuar më mirë këtë gjendje.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Melania Trump së fundmi ka dënuar dhunën e javës së…