Dega e PDK-së në Baden-Württemberg e gatshme për zgjedhjet e 28 dhjetorit, Dervishaj beson për rezultat më të mirë
Dega e Partisë Demokratike të Kosovës në Baden-Württemberg/Gjermani ka përfunduar sot mbledhjen e rregullt të Kryesisë, gjatë së cilës u diskutua dhe u koordinua në mënyrë të detajuar procesi i përgatitjeve për zgjedhjet e 28 dhjetorit.
Shahin Dervishaj përfaqësues i PDK-së në Gjermani ka theksuar se struktura e PDK-së në Gjermani është e konsoliduar, e organizuar dhe plotësisht e gatshme që të japë kontributin e saj për një proces zgjedhor të suksesshëm.
“Besojmë fuqishëm se këtë herë do të arrijmë rezultat të merituar, duke u siguruar që vota e mërgatës të mbrohet dhe të mos përsëriten manipulimet si në zgjedhjet e 9 shkurtit 2025”.
“Ftojmë të gjithë përkrahësit dhe anëtarët e PDK-së në Gjermani që të regjistrohen me kohë për të votuar dhe të shfrytëzojnë të drejtën e tyre demokratike në të mirë të së ardhmes së Kosovës”, ka shkruar Dervishaj në “Facebook”.



