Dega e PDK-së në Baden-Württemberg, thirrje Krasniqit: Mos heshtin përballë vjedhjes industriale të votave në Mitrovicë 

11 nëntor 2025 | 10:16

Dega e PDK-së në Baden-Württemberg i ka bërë thirrje kryetarit të PDK-së, Memli Krasniqi, Sekretares së Përgjithshme, Vlora Çitaku, si dhe të gjithë deputetëve të zgjedhur nga radhët e PDK-së që të mos heshtin përballë vjedhjes industriale që ka ndodhur në Mitrovicë nga partia në pushtet.

“Kërkojmë nga ju që të ngritni zërin publikisht, përmes mediave, para prokurorisë dhe organeve përgjegjëse për mbarëvajtjen e zgjedhjeve. Mos lejoni që në Mitrovicë të përsëritet ajo që ndodhi me votën e PDK-së nga mërgata. Nëse heshtni ndaj kësaj situate, dikur mund të jetë vonë për të gjithë”, thuhet në reagimin e Kryesisë së PDK-së në Baden-Württemberg.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ushtruesi i detyrës së ministrit të Drejtësisë, Blerim Sallahu, duket…