Dega e PDK-së në Ferizaj mobilizohet për zgjedhjet e 9 shkurtit

17 dhjetor 2024 | 20:15

Deputeti Elmi Reçica ka bërë me dije se sot në mbledhjen e Këshillit Drejtues të Degës së PDK-së në Ferizaj dhe të kryetarëve të nëndegëve, zhvilluan një diskutim të thellë dhe konstruktiv lidhur me organizimin e strukturave të partisë në prag të zgjedhjeve të 9 shkurtit.

“Fokus i veçantë iu kushtua konsolidimit të shtabit zgjedhor dhe formimit të shtabeve zgjedhore në çdo nëndegë, me qëllim që të sigurojmë një mobilizim sa më të mirë të anëtarësisë dhe mbështetësve tanë”.

“Në këtë takim u theksua rëndësia e koordinimit të ngushtë ndërmjet strukturave, si dhe angazhimi maksimal i secilit anëtar për të arritur objektivat tona elektorale. Besimi ynë i palëkundur në vizionin dhe programin e PDK-së do të jetë udhërrëfyes për një fitore të merituar në zgjedhje”, ka shkruar deputeti Reçica, i cili në zgjedhjet e 9 shkurtit është sërish kandidat për deputet me numrin 17.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, ka pritur sot në takim…