Dehari fton seancën e radhës për nesër

25 korrik 2025 | 11:33

Kryesuesi i seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, Avni Dehari, e ka ftuar seancën e radhës, të 53-tën, për nesër (e shtunë) në orën 14:00.

Thirrja për seancën e radhës është bërë pasi me vetëm 54 vota ishin pro formimit të komisionit për votim të fshehtë.

Seanca e radhës do të mbahet vetëm një ditë para se të hyjë në fuqi masa e përkohshme e Gjykatës Kushtetuese për të mos lejuar asnjë veprim nga deputetët për konstituim të Kuvendit nga 27 korriku deri më 8 gusht.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ka përfunduar pa zgjidhje edhe tentimi i 52-të i deputetëve…