
Dehari, mësues i gjuhës shqipe, injoron ligjin dhe ndërpret konstitucionalistin Gruda – Arbitrariteti famëkeq i VV-së
Në CV-në e vet profesionale është gjuhëtar i shqipes.
Avni Dehari, deputet i Vetëvendosjes, Kryesues thjesht ceremonial i seancës konstitutive dhe thjesht për nga virtyti i moshës, tash ka kaluar edhe në ‘Arbitër’ të shtetit.
“Ka kuorum”, e nis seancën konstitutive, për ta mbyllur me “nuk ka kuorum” me nga 100-e-kusur deputetë të pranishëm.
Me një padurim të thellë Dehari s’i lë t’i thonë dy fjalë goje deputetët e partive partive politike. Përveç “nëse keni propozim” për të ashtuquajturin komision për votim të fshehtë. Ky komision është rrëzuar 40 herë, por Avni Dehari s’e rrëzon së propozuari.
Tashmë gati tre muaj, Dehari e mban këtë të ashtuquajtur “komision për votim” të fshehtë që thotë ta ketë vendosur pasi Albulena Haxhiu dështoi gjashtë herë në votim të hapur. Por, ky komision ka dështuar tash 40 herë, por s’tërhiqet.
Mësonjësi i gjuhës shqipe e pati një përplasje me me hiç më pak se konstitucionalistin, Përparim Gruda – deputet i Partisë Demokratike të Kosovës.
Ky i fundit i doli me Aktgjykim të Gjykatës Kushtetuese, për t’ia lexuar se çfarë thotë dhe çfarë duhet të veprojë Dehari.
Por, Dehari, në rol të “Arbitrit” të shtetit, ia ndërpreu me zell me mikrofonin.
Qe qysh u zhvilua..
Gruda: “Ju lutem të përmbaheni për 10 sekonda të bëj një sqarim”
Dehari: “Vetëm propozim”
Gruda: “Jemi në seancë ne 46 dha na duhet me u përmbajt sepse njerëzit presin nga ne zgidhje. E 46 herë, unë e kam këtu Aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese”.
Dehari: “Ju lutem propozoni, përndryshe ndërpritet. Nuk ka, ndërprejani (regjia). Ndërpritjani”.
Gruda: “E kam këtu Aktgjykimin e GjK-së që thotë që seanca duhet të zhvillohet sipas praktikës së deri taishme…”
Dehari: Regjia le t’ia ndërpresë…le t’ia ndërpresë mikrofonin”.
Gruda: “Pesë sekonda, m’e bë propozimin”.
Dehari: Nuk ka mundësi”.
Gruda: Po ta lë këtu një kopje (të Aktgjykimin të Gjykatës Kushtetuese”.
Dehari: Lej çka dush. Shko. Nuk ka nevojë.
Gruda: Qe ku e ke, s’ke nevojë as me lexu krjet, i ke të nënvizume.