Dehari pas mbledhjes së grupit parlamentar të LV-së: Biseduam për gjithçka, por s’ka kurrgjë konkrete
04 mars 2026
| 15:25
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje (LV), Avni Dehari, pas mbledhjes që ka mbajtur grupi parlamentar i kësaj lëvizje lidhur me zgjedhjen e presidentit të ri, ka thënë se nga ky takim nuk është prodhuar asgjë.
“Biseduam për gjithçka, por s’ka kurrgjë konkrete”, ka thënë shkurt ai para gazetarëve.
Zyrtarët tjerë të Vetëvendosjes kanë refuzuar të deklarohen për medie sot gjatë gjithë ditës lidhur me emra konkretë për presidentin e vendit.



