Dejona Mihalit u tall me veteranët e UÇK-së, reagon Eliza Hoxha: Mjera unë për ty

16 korrik 2023 | 16:30

Deputetja e PDK-së, Eliza Hoxha i ka reaguar zyrtares së LV-së, Dejona Mihalit. Hoxha e ka pyetur Mihalin se “ku ishte ajo në vitet e 90-ta”.

Postimi i plotë:

Mjera unë për ty…

Lehtë është me ardh hazër në Kosovën e lirë e me shit dushk për gogla.

Ku ishe oj bijë “kreshnike” në të 90-tat? Apo atëkohë me fol s’ka mjaftu, por është dasht mu qu e me i grahë punës, protestës e pushkës me mbijetu.

Folni sa të doni, edhe shpifni, edhe përbuzni, edhe fyeni sepse kjo është ushqimi juaj që ju me pa vetën superior dhe të vetmjaftueshëm. (sepse në parimin e barazisë që shiteni, ju e shihni vetën më shumë të barabartë se të tjerët)

Por e kotë ka me qenë.

Sepse midis fjalës dhe punës ka një dallim të madh.

E qeverisja nuk matet me fjalë, as tash e as kur kryhet mandati.

Dil edhe ti, të shohin njerëzia. Mos hi tinza në Kuvend, qysh po të shohim herë e herë.

 

 

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka deklaruar se deri janë…