Dekani i Fakultetit Juridik demanton me fakte Enver Hasanin, publikon diplomën
Dekani i Fakultetit Juridik të Universitetit të Prishtinës, Avni Puka, ka reaguar përmes një reagimi drejtuar medieve në lidhje me siç thotë ai “një letre që keni pranuar nga Enver Hasani, ku ndër të tjera, bën edhe akuzën se: unë asnjëherë nuk kam kryer doktoraturë në Itali, në Universitetin e Romës, dhe sipas tij me ketë kam kryer mashtrim!!!”.
Puka në këtë reagim ka theksuar se për hir të opinionit publik, kolegëve, profesorëve dhe studentëve, e ndjen obligim që edhe në ketë fazë, këtë gënjeshtër publike ta demantoj në mënyrë kategorike duke bashkëlidhur diplomën e Doktoratës së tij në Universitetin e Romës, të mbrojtur publikisht më 21 shtator 2017 (Shih: Dokumentin).

“Si e tillë, kjo akuzë e personit në fjalë, përbën shpifje të rëndë, përhapje të thashethemeve e gënjeshtrave në publik, vetëm me qëllim që të dëmtoj imazhin, reputacionin dhe autoritetin tim personal e profesional, dhe imazhin e institucionit, përkatësisht Fakultetit Juridik dhe vetë UP-së.
Këto sulme janë vazhdimësi edhe e shpifjeve të mëhershme (vitit të kaluar, e që tani i ka ndryshuar, e modifikuar në mënyrën e tij!!!) ndaj personalitetit tim, sikurse ka bërë ndër vite edhe me shumë kolegë të tjerë!”
“I siguroj të gjithë kolegët, studentët dhe opinion me gjerë se të gjitha këto pretendime, shpifje, e përhapje të lajmeve të pavërteta, janë pjesë e trajtimit në procedura dhe mekanizma institucional, dhe deri në fund do të shfrytëzohet çdo mjet i lejueshëm ligjor. Me zbardhjen e të vërtetës, do të sqarohen edhe arsyet e motivet e sulmeve të tilla, kaq të ulta! Për shkak të natyrës se këtyre çështjeve, dhe domosdoshmërisë që këto të trajtohen e konfirmohen nga mekanizmat institucional ligjor kompetentë, do të njoftoheni me kohë për vendimet e tyre, edhe nga ana ime. Deri atëherë vetëm mund të ju siguroj, se asnjë formë e shantazhit publik nuk do të na zmbrapsë nga reformat dhe luftimi i dukurive negative në Fakultetin Juridik”, është thënë në reagimin e dekanit të Fakultetit Juridik të Universitetit të Prishtinës, Avni Puka.
Në zemrën e Alpeve Shqiptare, në Vuthaj dhe Guci, ndodhet “aorta” “Mountain View INN”



