
Dekani i Juridikut, Avni Puka nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me shkollën juridike të Universitetit të Cagliarit
“Fakulteti Juridik ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me shkollën juridike të Universitetit të Cagliarit në Itali, si një shkollë prestigjioze e specializuar në disa fusha të drejtësisë dhe me një përfshirje serioze në rrjetëzimin ndërkombëtar”, është bë e ditur nga Dekanati i Fakultetit Juridik, që drejtohet nga Denakin, Avni Puka.
”Mbi këtë bazë, të dy institucionet janë pajtuar për pjesëmarrjen e përbashkët në projekte, programet e mobilitetit të personelit akademik, publikimet e përbashkëta (përfshirë personelin e shkollave juridike partnere të dy palëve), organizimin e konferencave dhe aktiviteteve tjera shkencore. Gjithashtu marrëveshja, përfshinë mundësinë e studentëve italianë për të studiuar në kuadër të programit master “Human Rights, International Criminal Law and Transitional Justice” të Fakultetit Juridik të Universitetit të Prishtinës. Aktualisht, Universiteti i Cagliarit është një nga katër (4) universitetet publike italiane, bartëse të projektit “International Mobility Programme – Assessing Constitutional Crisis Impact and Security IMP-ACCTS” i cili financohet nga BE dhe Qeveria Italiane, e ku një nga partnerët është edhe Fakulteti Juridik i UP-së.”, thuhet në njoftimin e Fakuktetit Juridik.