Deklarata e Josës para ndeshjes me Dritën

12 gusht 2018 | 20:14

Trajneri i FC Prishtinës, Mirel Josa ka vlerësuar lart skuadrën e Dritës, por ka thënë se skuadra e tij dëshiron fitore në ndeshjen e parë në stadiumin e ri “Fadil Vokrri”.

“Për skuadrën tonë ka shumë rëndësi rikthimi në këtë stadium. Ka shumë kohë që e kemi pritur këtë dhe jam shumë i emocionuar që në këtë stadium luhet me emrin e të ndjerit, legjendës ‘Fadil Vokrri’. Ka rëndësi edhe loja, pasi luhet për një trofe. Do të mundohemi edhe ne edhe Drita për të fituar. Të dyja skuadrat kanë qenë vazhdimisht në përgatitje pasi luajtën në Evropë dhe ne do t’i japim rëndësi të veçantë ndeshjes, duke u mësuar tash në terrenin e ri. Drita ka një skuadër që ka treguar se çfarë është, nuk ka dalë pa arsye kampion i Kosovës. Por, për mua do të jetë një ndeshje përsëri testuese sa i përket vazhdimësisë”, ka thënë Josa, duke shtuar se: “Kemi bërë ndeshje të forta edhe sezonin e kaluar, rivaliteti ka qenë shumë i madh. E vlerësoj maksimalisht përbërjen e Dritës dhe kur një skuadër bëhet kampion flet vetë fakti. Do të varet nga fazat e ndryshme të lojës dhe se sa shpejt do të ambientohet secila skuadër në fushën e re. Për mua nuk ka shumë rëndësi ndeshja, ka rëndësi që Prishtina u bë me stadium të ri, që u krijuan kushte për t’u rritur edhe cilësia. Jam shumë i gëzuar që Kosova tash e tutje do ta ketë këtë dhuratë”.

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zevendëskryeministri i parë dhe ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet…