Deklarata e komunës malazeze për ‘çnjohjen’ e Kosovës, ministri Duka: Për keqardhje, s’jam i befasuar
Asamblistët e Kuvendit Komunal të Zetës, e cila është një komunë në Mal të Zi, kanë miratuar dje deklaratën për anulimin e vendimit për njohjen e Kosovës në territorin e Zetës.
Lidhur me këtë, ka reaguar ministri i Administratës Publike në Mal të Zi, Marash Dukaj. Ky i fundit, deklaratën e kësaj komune e ka cilësuar si “një hap pas” në ndërtimin e së ardhmes evropiane, dhe se, ai “nuk është i befasuar” nga vendimi i kësaj komune.
Dukaj, ka thënë se bëhet fjalë për “një fenomen të përpjekjes për të marrë kompetenca të huaja” dhe “për të cenuar marrëdhëniet miqësore”.
“Në vend që komuna më e re të bëjë gjithçka për të krijuar kushte më të mira jetese dhe prosperitet për qytetarët e saj, ne po jemi dëshmitarë të një përpjekjeje për shkatërrimin e institucioneve përmes devijimeve të pjesëve të sistemit”, ka shkruar Dukaj në platformën “X”.
Postimi i plotë:
Deklarata e komunës Zeta, një hap pas në ndërtimin e së ardhmes evropiane
Nuk jam i befasuar nga deklarata e Kuvendit të Komunës së Zetës për anulimin e vendimit shtetëror për njohjen e Republikës së Kosovës.
Pa u thelluar në elementët kushtetues-ligjorë që një akt politik i tillë nuk i japin karakter obligues, këtu kemi të bëjmë me një fenomen të përpjekjes për të marrë kompetenca të huaja dhe për të cenuar marrëdhëniet miqësore, që janë objektivi kryesor i vendit tonë.
Në vend që komuna më e re të bëjë gjithçka për të krijuar kushte më të mira jetese dhe prosperitet për qytetarët e saj, ne po jemi dëshmitarë të një përpjekjeje për shkatërrimin e institucioneve përmes devijimeve të pjesëve të sistemit, gjithçka për përfitime të veçanta politike dhe strategjitë gjeopolitike të lidhura me to.
Padyshim, dhe fatkeqësisht, një hap pas në ndërtimin e së ardhmes evropiane.
Deklaracija opštine Zeta korak nazad u graðenju evropske budućnosti
Nijesam iznenaðen Deklaracijom Skupštine opštine Zeta o poništenju državne odluke o priznanju Republike Kosova.
Ne zalazeći u ustavno-pravne elemente koji takvom političkom aktu ne daju obavezujući značaj, ipak…
— Marash Dukaj (@mdukaj1) May 12, 2026



