Deklarata e Konjufcës për koalicionin LV-PDK është e vet Kurtit

08 prill 2020 | 11:53

Lidhja Demokratike e Kosovës e ka komentuar deklaratën e ministrit në detyrë të Punëve të Jashtme, Glauk Konjufcës, i cili mbrëmë për herë të parë nuk e përjashtoi mundësinë e koalicionit LV – PDK.

Ish-deputeti i Lidhjes Demokratike, Bardhyl Meta, ka shkruar në “Facebook” se ky ishte një mendim i sinqertë i Konjufcës, teksa thotë se kjo nuk është risi në Vetëvendosje.

“Është për t’u përshëndetur sinqeriteti i tj, veçanërisht kur dihet se ky mendim s’është risi në LV! Të kujtojmë faktin se ‘në strukturat më të larta të kësaj ka është ardhur deri tek konkluzioni tash e dy vjet nga vetë kreu i saj, Albin Kurti, se: ‘PDK për LV-në është partner potencial ngaqë është ‘konstanta dhe LV duhet të përgatitet…’  – siç është konkluduar në mbledhjen e saj të forumit më të lartë”, ka shkruar ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ismet Sylejmani Abdylmexhit Karaga, simbas deshmise kompetente historike e me…