Deklarata e Kurtit për keqpërdorimet e parasë publike aktivizon prokurorinë

08 prill 2020 | 12:52

Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka autorizuar Njësitin për Krime Ekonomike dhe Korrupsion të Policisë së Kosovës, që të ndërmarr veprime hetimore lidhur me rastin e raportuar nga mediet me titull: “Kryeministri në detyrë Albin Kurti: Jemi detyruar që të ndërhyjmë shpejt për të parandaluar keqpërdorimin që po i bëhej parasë publike”.

Sipas këtij shkrimi kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bashkë me ministren në detyrë të Ministrisë së Ekonomisë, Punësimit, Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategjike, Rozeta Hajdari, kanë mbajtur dje një konferencë për medie, në të cilën kanë njoftuar për vendimin për shkarkimin  e zyrtarëve të lartë të menaxhmentit të Kompanisë së Ujësjellësit Rajonal Prishtina.

Ndërsa ministrja Rozeta Hajdari, ka prezantuar gjetjet kryesore që kanë ardhur nga raporti i Auditorit të Jashtëm si dhe nga raporti i Auditimit të Brendshëm për vitin 2016, 2017, 2018.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
KKLIKO LINKUN KONKURS - KRU “Drini i Bardhë” SHA