Deklarata e Ministrisë së Jashtme të Sirisë: Njohja e Kosovës, shprehje e mbështetjes për vetëvendosje dhe paqe në Ballkan
Ministria e Jashtme e Sirisë ka deklaruar se “njohja zyrtare e Kosovës si shtet i pavarur dhe sovran buron nga besimi i Sirisë në të drejtën e popujve për vetëvendosje dhe nga përkushtimi i saj për të promovuar paqen dhe stabilitetin në Ballkan dhe më gjerë.”
Në deklaratë, Siria gjithashtu “shpreh mirënjohje të thellë ndaj Mbretërisë së Arabisë Saudite për rolin e saj konstruktiv në afrimin e palëve, mbështetjen e dialogut dhe forcimin e mirëkuptimit, duke theksuar se këto përpjekje krijuan kushtet e duhura për marrjen e këtij vendimi.”
Damasku shprehet se “pret me padurim vendosjen e marrëdhënieve diplomatike me Kosovën sa më shpejt të jetë e mundur, si dhe zhvillimin e bashkëpunimit dypalësh në fushat politike, ekonomike dhe kulturore, në shërbim të interesave të përbashkëta të të dy vendeve dhe popujve të tyre.”



