Deklarata e Osmanit se Kosova ka shkatërruar 900 banda, reagon Mero Baze: As Serbia nuk e ka dhënë këtë shifër

17 nëntor 2025 | 00:14

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë një interviste për “POLITICO”, ka thënë se Kosova ka shkatërruar 900 banda kriminale.

Gazetari nga Shqipëria Maro Baze, ka thënë se Kosova nuk i ka as 9, duke shtuar se për 5 vjet as 900 aksidente me vetura nuk kanë ndodhur.

Tutje, ai ka thënë se kjo është papërgjegjësi dhe e ekspozon Kosovën si vend kriminal, duke shtuar se këtë shifër as Serbia nuk e ka dhënë.

“Presidentja e Kosovës duhet të bëj kujdes për imazhin e vendit të saj. Kosova nuk ka pasur kurrë 900 banda. As 90. Madje as 9. E kuptoj nevojën për tu lavdëruar si qeveri suksesi por jo duke kriminalizuar Kosovën. Për 5 vjetë as 900 aksidente me vetura nuk besoj se ka në Kosovë e jo më 900 banda. Një papërgjegjësi e tillë ekspozon Kosovën si vendin më kriminal në botë. Askush nga Serbia nuk e ka thënë këtë shifër edhe pse ata kanë vërtet bandat më të mëdha në Ballkanm”, ka thënë Baze.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sipas një dëshmie të dhënë në vitin 2012 para Gjykatës…