Deklarata e Pavarësisë së Shqipërisë mbajti gjallë lëvizjen kombëtare

28 nëntor 2025 | 11:59

Profesori i Filozofisë, Blerim Latifi, ka thënë se Deklarata e Pavarësisë së Shqipërisë, ishte për të gjitha trevat shqiptare, si e tillë, ajo u shndërrua në dokumentin themelor që e mbajti gjallë lëvizjen kombëtare në Kosovë përgjatë gjithë shekullit XX, deri në çlirimin e saj në vitin 1999.

Latifi, ka vlerësuar edhe se, pa këtë deklaratë, historia bashkëkohore e Kosovës s’mund të kuptohet e as të shpjegohet.

Postimi:

Prej kohësh dihej se Perandoria Osmane i kishte ditët e numëruara në Ballkan. Ndërsa popujt e tjerë të rajonit, njëri pas tjetrit, kishin dalë nga ngrehina mesjetare e kësaj perandorie që po shembej në mënyrë të pakthyeshme, shqiptarët vazhdonin ende të rrinin brenda saj. Të paktë ishin ata që e kuptonin se çfarë katastrofe po afrohej: tretja përfundimtare e shqiptarëve, të etiketuar si turq, brenda një Serbie të Madhe dhe një Greqie të Madhe. Por, si çdo herë në histori, janë pakicat e përndritura ato që e lexojnë drejt momentin historik, rreziqet dhe mundësitë e tij, dhe veprojnë sipas kërkesave që ai imponon.

Më 28 nëntor 1912, Shqipëria u themelua nga një pakicë e tillë. Deklarata e Pavarësisë e asaj dite ishte deklaratë për të gjitha trevat shqiptare, pra edhe për Kosovën. Pikërisht për këtë arsye ajo u shndërrua në dokumentin themelor që e mbajti gjallë lëvizjen kombëtare në Kosovë përgjatë gjithë shekullit XX, deri në çlirimin e saj në vitin 1999.

Prandaj ne duhet ta kremtojmë fort këtë ditë, sepse pa të historia bashkëkohore e Kosovës nuk mund as të shpjegohet dhe as të kuptohet.

GËZUAR!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetarja e komunës së Preshevës, Ardita Sinani, ka vendosur flamurin…