Deklaratë publike nga Kryesia e Degës së PDK-së në Zvicër

08 janar 2026 | 18:40

DEKLARATË E KRYESISË SË DEGËS SË PDK-SË NË ZVICËR

Kryesia e Degës së Partisë Demokratike të Kosovës në Zvicër njofton opinionin dhe strukturat e partisë se Dega e PDK-së në Zvicër vazhdon të jetë funksionale, operative dhe në ushtrim të plotë të përgjegjësive të saj statutore. Veprimtaria e Degës po zhvillohet në përputhje me Statutin e PDK-së, rregulloret në fuqi dhe vendimet e organeve kompetente të partisë. Kryesia e Degës, si organ kolegjial, garanton vazhdimësinë institucionale dhe funksionimin normal të Degës, në përputhje me procedurat e parashikuara statutore.

Pas certifikimit zyrtar të rezultateve të zgjedhjeve, Kryesia e Degës do të mbajë mbledhjen e radhës, në të cilën do të realizohet analiza politike dhe organizative e zgjedhjeve të 28 dhjetorit 2025, me qëllim reflektimin, vlerësimin dhe forcimin e mëtejmë të strukturave tona. Partia Demokratike e Kosovës në Zvicër mbetet e përkushtuar ndaj unitetit, përgjegjësisë institucionale dhe respektimit të demokracisë së brendshme partiake. Çdo proces do të zhvillohet me seriozitet, transparencë dhe në interes të PDK-së dhe mërgatës shqiptare.

Çdo deklaratë apo qëndrim tjetër publik që bie ndesh me këtë qëndrim zyrtar të Kryesisë së Degës nuk përfaqëson qëndrim institucional të PDK-së në Zvicër dhe konsiderohet mendim personal.

Me respekt,

Kryesia e Degës së PDK-së në Zvicër.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë objektin e…