Deklarohet avokati i Thaçit: Ishte gjykim shumë i gjatë, jemi optimistë për rezultat pozitiv

18 shkurt 2026 | 17:06

Avokati i Hashim Thaçit, Lluka Mishetiq, pas përfundimit të deklaratave përfundimtare në Hagë, ka thënë se është optimist që Thaçi do të lirohet si i pafajshëm.

“Ishte një gjykim i gjatë, shumë i gjatë, një betejë e gjatë në sallën e gjyqit. Përshtypjet tona në fund janë se kemi çdo arsye për të qenë optimistë për një rezultat shumë pozitiv. Është gjithmonë e pamatur të përpiqesh të parashikosh diçka në çdo çështje gjyqësore, sepse në fund të fundit gjithçka varet nga gjyqtarët. Por nga argumentet që dëgjuam sot dhe gjatë 10 ditëve të fundit, si nga prokuroria ashtu edhe nga mbrojtja, besojmë se kemi të drejtë si në aspektin e provave ashtu edhe të ligjit. Dhe siç thashë, presim një rezultat shumë të mirë për klientin tonë”, ka thënë Misetiq.

I pyetur sa i përket deklarimeve të kryediplomatit të Kosovës, Glauk Konjufcës, i cili ka thënë se gjithçka që është bërë apo nuk është bërë nga institucionet ka qenë në konsultim me ekipet mbrojtëse, Mishetiqi ka theksuar se nuk i komenton çështjet e brendshme politike.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, ka bërë të ditur se…