
Deklarohet ‘Wagner’-i për Prigozhinin: U vra nga tradhtarët e Rusisë
24 gusht 2023
| 12:35
Udhëheqësi i “Wagner”-it, Yevgeny Prigozhin, i cili në qershor ishte përpjekur ta rrëzonte udhëheqjen ushtarake të Rusisë, ishte në avionin që është rrëzuar të mërkurën.
Se ai ishte ndër pasagjerët e këtij aeroplani është bërë me dije nga zyrtarët rusë, por vdekja e Prigozhinit nuk është konfirmuar zyrtarisht, shkruan “KyivPost”.
Megjithatë, një kanal “Telegram”-i i lidhur me “Wagner”-in, i titulluar “Zona Grey”, ka thënë se Prigozhin kishte vdekur, duke thënë se është vrarë nga njerëz të paidentifikuar që i ka quajtur “tradhtarë të Rusisë”.