Del në treg gazeta e cila botohet një herë në katër vjet

29 shkurt 2024 | 12:45

Sot ka dal në kioska e vetmja gazetë në botë “La Bougie du Sapeur” e cila botohet një herë në katër vjet. Kjo gazetë botohet në Francë dhe  deri më tani ka dal në treg me botimin e saj të 12-të. Ky tabloid botohet më çdo katër vjet, pra me datë 29 shkurt. Kështu ka bërë të ditur gazetari Imer Mushkolaj.

“E vetmja gazetë në botë, e cila botohet një herë në katër vjet, ka dalë sërish sot në Francë. E veçanta e tabloidit prej 20 faqesh është se del vetëm më 29 shkurt – pra në vitin e brishtë. Botimi i parë ishte në vitin 1980 dhe ky është numri 12.”, ka shkruar Mushkolaj në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), Ahmet Ismaili, mori…