Delawie: Zyrtarët serbë në Kosovë kontrollohen nga Qeveria e Serbisë

08 nëntor 2022 | 12:33

Ish-ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Greg Delawie, ka thënë se zyrtarët e minoritetit serb pjesëmarrës në institucionet e Kosovës, janë të ndikuar nga Qeveria e Serbisë.

“Zyrtarët e minoritetit serb kontrollohen nga Qeveria e Serbisë, si dhe pjesëmarrja e tyre në institucionet e Kosovës, për të kundërshtuar Qeverinë e Kosovës”, ka thënë Delawie.

Për “Zërin e Amerikës”, ai ka thënë se është në interes të qytetarëve të nacionalitetit serb që përfaqësuesit e tyre të kthehen në institucionet e Qeverisë së Kosovës.

Diplomati në pension, i cili ka shërbyer në Kosovë nga mesi i vitit 2015 deri në mesin e vitit 2018, e sheh të arritshme iniciativën e bashkësisë ndërkombëtare, të Bashkimit Evropian, të SHBA-së dhe të vendeve të Kuintit për shtyrjen e procesit të riregjistrimit për dhjetë muaj, nëse do t’i kishte paraprirë një marrëveshje që do të zbatohej nga të dyja palët, Serbia dhe Kosova.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bayern Munchen është duke kaluar një sezon shumë të mirë…