Dele Alli: Mezi pres të punoj me Lampardin

02 shkurt 2022 | 17:33

Evertoni ka nënshkruar një marrëveshje për dy vjet e gjysmë me Dele Allin, i cili transferohet nga Tottenhami, për një tarifë e cila mund të arrijë vlerën e 40 milionë eurove.

Tekniku Frank Lampard u shpreh se është koha që mesfushori Alli të rilindë në karrierën e tij pas një ngërçi që ka pasur vitet e fundit te Tottenhami.

“Jam shumë i lumtur që kam nënshkruar për Evertonin, një klub i madh me një histori dhe tifozë të shkëlqyer. Jam i etur për të filluar dhe mezi pres ndeshjen time të parë me fanellën e Evertonit. Mezi pres ta ndihmoj ekipin dhe të punoj me trajnerin e ri Frank Lampard”, ka deklaruar Dele Alli.

Pritet që mesfushori, i cili vjen nga Tottenhami, ta kryejë debutimin e tij më 8 shkurt kundër Newcastles në Premierë Ligë.

Me “Spurs”, Alli shënoi 67 gola në 269 ndeshje të luajtura. 25-vjeçari, i cili ka luajtur 37 herë për Anglinë, ka luajtur gjashtë ndeshje nën drejtimin e trajnerit Antonio Conte, që pas mbërritjes së italianit në nëntor.

Mesfushori me tipare sulmuesi ka luajtur gjashtë ndeshjet hapëse në Premierë Ligë të sezonit aktual gjatë periudhës së Nuno Espirito Santo në bankinën e Tottenhamit. Alli shënoi 10 gola në 33 ndeshje gjatë sezonit të tij në Premierë Ligë përpara se ta prekte shifrën e 18 golave në sezonin 2016-17, duke e bërë kështu atë fitues të dy çmimeve PFA (Lojtari i Ri i Vitit).

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Albert Rexha shpall të pavlefshme dëftesën e SH.F. "Azem Bejta"…