Delegacioni i FMN-së njoftohet për projektet strategjike energjetike

11 shkurt 2026 | 11:21

Ministrja e Ekonomisë në detyrë, Artane Rizvanolli, ka pritur në takim delegacionin e Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), i cili udhëhiqej nga shefi i Misionit për Kosovë, David Amaglobeli.

Gjatë takimit, palët diskutuan për zhvillimet aktuale në sektorin e energjisë në Republikën e Kosovës, me fokus të veçantë në sigurinë e furnizimit me energji elektrike, performancën e sektorit, si dhe sfidat dhe perspektivat për periudhën e ardhshme.

Delegacioni i FMN-së u njoftua për projektet strategjike energjetike që janë duke u zhvilluar, përfshirë investimet në burimet e ripërtëritshme të energjisë.

Delegacioni i FMN-së vlerësoi bashkëpunimin e vazhdueshëm me institucionet e Kosovës dhe shprehu gatishmërinë për të vazhduar mbështetjen në fushat me rëndësi për stabilitetin ekonomik dhe zhvillimin e vendit.

Nga delegacioni i Fondit Monetar Ndërkombëtar në takim morën pjesë: David Amaglobeli, shef i Misionit për Kosovë, Phakawa Jesakul, ekonomist i lartë nga Departamenti Evropian, Javier Kapsoli, ekonomist i lartë nga Departamenti Evropian, Ana Lariau, ekonomiste nga Departamenti Evropian dhe Selim Thaçi, ekonomist i lartë nga Zyra e Përfaqësuesit Rezident në Kosovë, Departamenti Evropian.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Uran Ismaili nga PDK-ja ka shkuar në Hagë për të…