Delegacioni i FSK-së vizitë zyrtare në FARSh

21 korrik 2025 | 12:20

Në kuadër të bashkëpunimit ushtarak ndërmjet Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) dhe Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë (FARSh), një delegacion nga Komanda e Logjistikës së FSK-së, kryesuar nga zëvendëskomandanti i KL-së, Kolonel Mehmet Lladrovci, realizoi një vizitë zyrtare pranë Komandës Mbështetëse dhe strukturave vartëse të saj në FARSh.

Gjatë kësaj vizite u zhvilluan takime në fushën logjistike, ku u pritën nga Komandanti i Komandës Mbështetëse, Gjeneral Brigade Aleksandër Pando dhe stafi i tij dhe në fushën shëndetësore, ku u pritën nga zëvendëskomandanti i Komandës së Forcave Tokësore Gjeneral Brigade Vehbije Kuti dhe ushtruesi i detyrës së Drejtorit të Inspektoratit Shëndetësor të FARSh, nënkolonel Marinela Mjeda.

Në kuadër të këtyre takimeve delegacioni nga FSK u informua në detaje rreth strukturës, kapaciteteve logjistike dhe atyre shëndetësore të FARSH-së, si dhe biseduan për mundësitë e bashkëpunimit dhe shkëmbimin e përvojave duke rikonfirmuar përkushtimin për të thelluar bashkëpunimin ndërmjet dy ushtrive.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Skuadra e Ballkanit ka bërë një lëvizje mjaftë të madhe…