Delegacioni i PDK-së merr pjesë në Kongresin e ALDE-s në Bruksel

25 tetor 2025 | 16:52

Delegacioni i Partisë Demokratike të Kosovës i përbërë nga Sekretari për Marrëdhënie Ndërkombëtare, Bernard Nikaj, deputetja Eliza Hoxha dhe anëtarja e kryesisë Besa Kabashi-Ramaj, ka marrë pjesë në Kongresin e Partisë Evropiane të Liberalëve dhe Demokratëve (ALDE) në Bruksel.

Në kuadër të aktiviteteve të këtij kongrese, deputeja Hoxha ishte paneliste në diskutimin e organizuar nga Friedrich Naumann Foundation for Freedom me temën “Një Vizion i Përbashkët Liberal për Ballkanin Perëndimor”, së bashku me përfaqësues të tjerë të lartë të partive liberale nga rajoni dhe Bashkimi Evropian.

Hoxha theksoi rëndësinë e forcimit të institucioneve demokratike, promovimit të transparencës dhe ndërtimit të një vizioni të përbashkët liberal për zhvillimin e qëndrueshëm të rajonit.

Ndëkaq, Besa Kabashi-Ramaj, ishte folëse në Samitin e 10 vjetorit të iniciativës “Alliance of Her” në Bruksel, ngjarje prestigjioze që shënon një dekadë të lidershipit të grave në demokracitë liberale.

Si paneliste në panelin “Fuqia e saj, Liria ynë” të moderuar nga eurodeputetja hungareze Katalin Cseh, Kabashi-Ramaj ndau përvojat e Kosovës në qëndrueshmëri, transformim demokratik dhe fuqizimin e grave përtej kuotave drejt ndikimit të vërtetë në vendimmarrje – duke e pozicionuar Kosovën si shembull të inspirues të qëndrueshmërisë dhe vizionit në ndërtimin e demokracive të reja.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidentes Vjosa Osmani duket se nuk i pëlqejnë shumë pyetjet…