Delet ‘pushtojnë’ bazën e Kuçovës, në pritje të investimit 50 milionë dollarë të NATO-s

21 prill 2019 | 14:20

Përveç avionëve të vjetër kinezë e rusë, në bazën ushtarake të Kuçove, sot ka edhe dele. Pranë formacionit hijerëndë, që dikur u formua për të mbrojtur hapësirën ajrore shqiptare, barin e mbirë në pistë e hanë delet, të cilat kullosin të pashqetësuara dhe pse një gjë e tillë është e ndaluar.

Gazetarja e “Top Channel” e ka pyetur një bari nëse ai i fut delet në bazën ushtarake, por e ka mohuar një gjë të tillë.

“Jo, jo unë. Është një tjetër. Nuk e di se kush është”, është përgjigjur bariu.

Pas kamerave barinjtë e zonës që duket se e dinë mirë kush është i zoti i tufës kanë thënë se delet i përkasin dikujt që ka njohje të forta në bazë.

Në pritjet të investimit prej 50 milionë dollarë të NATO-s për modernizimin e bazës duket se askush nuk kujdeset të paktën për imazhin.

Pas investimit kjo bazë do t’i shërbejë Shqipërisë si dhe do të mbështesë operacionet ajrore të NATO-s për furnizim, mbështetje logjistike, mbikëqyrje ajrore, trajnime dhe ushtrime.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Degës së Nismës Socialdemokrate në Gjakovë, Fazli Hoxha,…