Deliu: E pakuptueshme, Qeveria i ndau 27 mln euro për studentë, ndaj RTK-së thotë se s’ka bazë ligjore
30 tetor 2025
| 20:03
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Blerta Deliu – Kodra, tha se qeveria në detyrë, po tenton t’i ikë përgjegjësisë, në rastin e RTK-së.
Duke e përmendur ndarjen e miliona eurove për studentet, në prag të zgjedhjeve, ajo tha se është e pakuptueshme që nga partia ne pushtet kanë deklaruar se nuk ka bazë ligjore për ekzekutimin e pagave të punëtorëve të transmetuesit publik.
“Për më tepër, ekziston precedent i qartë institucional, kur në rrethana të ngjashme buxheti për RTK-në ishte alokuar edhe pse nuk kishte Kuvend funksional.” – ka shkruar ajo në Facebook.



