Deliu i reagon Kurtit: Themeluesit e PDK-së luftuan kundër Serbisë, ti bashkëpunon me Listën Serbe
27 tetor 2025
| 20:22
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Blerta Deliu, ka reaguar pas konferencës së kryeministrit në detyrë Albin Kurti, ku ndërlidh opozitën me Listën Serbe.
Deliu tha se emrat e PDK-së kanë luftuar me Serbinë, ndërsa ai me LVV bashkëpunon me Listën Serbe përmes Mimoza Kusari Lilës.
“Albin, Themeluesit dhe emrat e PDK e kane sulmuar dhe luftuar me arme Serbine. Siç u tha edhe sot ne Hage. Me Listen Serbe bashkepunon ti, madje edhe per pagen e veteraneve te UÇK. Prandaj edhe e avancon Mimozen ne Ministre si kundershperblim per bashkepunimin me Millan Radojçiqin. Avancon edhe Donika Gervallen si ministre te Drejtësisë, e cila ka deponu dosje në Hagë ”, ka shkruar Deliu.



