
Deliu-Kodra: Dështimi më i madh i qeverisë Kurti
12 shtator 2025
| 14:54
Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra pas vendimit të Ambasadës së ShBA-së në Kosovë për pezullimin pa afat të Dialogut Strategjik mes dy vendeve, ka thënë se ky është dështimi më i madh i qeverisë Kurti.
“Sot Kosova humbi jo vetëm një proces strategjik me SHBA-të, por edhe besimin e aleatit tonë më të madh. BE-ja na mbylli dyert me sanksione, e tash edhe Amerika po na kthen shpinën. Këto janë pasojat e një pushteti të ndërtuar mbi populizëm, që lë qytetarët të paguajnë çmimin e gabimeve të politikës. Për qytetarët që shpresonin në mbështetjen e partnerëve tanë, kjo është zhgënjyese. Dështimi më i madh i qeverisë Kurti. Pa fjalë!”, ka shkruar Deliu-Kodra.