
Deliu-Kodra: Do të votojmë kundër Albulena Haxhiut
20 gusht 2025
| 11:00
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Blerta Deliu-Kodra, ka konfirmuar se kjo parti do të marrë pjesë në votimin e sotëm për zgjedhjen e kryetarit apo kryetares së re të Kuvendit të Kosovës.
Në një deklaratë për media, ajo ka theksuar se partia që përfaqëson do të jetë pjesë e procesit, por se do të votojnë kundër kandidaturës së Albulena Haxhiut nga Lëvizja Vetëvendosje.