Deliu-Kodra e tronditur nga rasti i të riut në Lipjan: Presim të zbardhen detajet

09 korrik 2025 | 11:14

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, ka folur për rastin tragjik të 27-vjeçarit në Lipjan pak para fillimit të seancës konstituive.

Ajo pret që prokuroria dhe institucionet përgjegjëse të zbardhin detajet e vdekjes së të riut.

“Presim nga prokuroria dhe institucionet përgjegjëse të zbardhin detajet e këtij rasti tragjik. Situata e sigurisë në Kosovë duhet të trajtohet me seriozitet të plotë. Është akt shumë i rëndë dhe institucionet përgjegjëse të cilat kanë mbetur në heshtje, duhet të marrin masa dhe përgjegjësit duhet të ofrojnë përgjegjësi”, ka thënë ajo.

Sa i përket seancës, deputetja ka thënë se nuk pret reflektim as sot, pasi sipas saj, qasja e LV-së është e njëjtë.

“PDK-ja do ta respektoj aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese. Tashmë kemi deponuar në Gjykatën Kushtetuese edhe disa vërejtje të tjera për shkak të mosrespektimit të këtij aktgjykimi, po presim përgjigje. Nuk pres që sot të ketë reflektim, është po e njëjta qasje e marrjes peng të kuvendit”, ka thënë Deliu-Kodra.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të martën janë arrestuar dy persona në Podujevë pasi të…