
Deliu-Kodra: Gjykata Supreme konfirmoi shkelje të drejtpërdrejtë kushtetuese dhe ligjore nga deputeti Hekuran Murati
Blerta Deliu-Kodra, deputete e Partisë Demokratike të Kosovës ka reguar pas vendimit të Gjykatës Supreme që hodhi poshtë si antikushtetuese dhe ligjore praktikën tash katër mujore të Albin Kurtit dhe nëntë deputetëve që mbajnë poste edhe ministrore.
“Gjykata Supreme konfirmoi se ai ka nënshkruar Udhëzimin Administrativ si ministër, edhe pse mandati i tij kishte përfunduar dhe ai ishte tashmë deputet, një shkelje e drejtpërdrejtë e Kushtetutës dhe ligjit për Qeverinë, (ligj i sponsorizuar dhe votuar nga Vetëvendosje)”, ka shkruar ajo.
Postim i plotë:
Hekuran Murati ka vepruar jashtëligjshëm!
Gjykata Supreme konfirmoi se ai ka nënshkruar Udhëzimin Administrativ si ministër, edhe pse mandati i tij kishte përfunduar dhe ai ishte tashmë deputet, një shkelje e drejtpërdrejtë e Kushtetutës dhe ligjit për Qeverinë, (ligj i sponsorizuar dhe votuar nga Vetëvendosje).
Ky akt është i pavlefshëm dhe tregon qartë se në këtë qeveri ligji injorohet për interesa personale.
Diktatura nuk kalon!