Deliu-Kodra i thotë jo koalicionit me LV-në

10 qershor 2025 | 08:03

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, bëri me dije sërish se nuk ka vullnet politik nga kjo parti për bashkëpunim me LV-në.

Deliu-Kodra, e pyetur rreth mundsisë së një koalicioni mes dy partive, deklaroi se një gjë e tillë edhe mund të shqyrtohet me partitë e tjera ish-opozitare.

“Unë mbroj parnteritetin-koalicionin me parti të cilat kanë qenë në opozitë mandatin e kaluar.Preferencat tona kanë qenë të hapura, nuk po i them vetëm pse ka thënë PDK-ja“, deklaroi ajo në Kanal10.

Kujtojmë që këtë të hënë kryeministri në detyrë, Albin Kurti takoi kryetarin e Mitrovicës Jugore, Bedri Hamzën, njëherëshit edhe kandidat për kryeministër nga PDK-ja në zgjedhjet e 9-të shkurtit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Protestat në Los Anxhelos kundër arrestimit dhe deportimit të emigrantëve…