
Deliu-Kodra: Kosova dhe qytetarët e saj po vuajnë për shkak të paaftësisë së LV-së
23 korrik 2025
| 11:20
Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, ka kritikuar Lëvizjen Vetëvendosje për moskonstituimin e Kuvendit të Kosovës.
“Kosova dhe qytetarët e saj po vuajnë për shkak të paaftësisë së Vetëvendosjes për t’i dhënë rrugë krijimit të institucioneve të reja. Unë nuk mund t’i di se cilat do të jenë marrëveshjet, por po e them është shumë e rëndësishme që të merr epilog kjo situatë e rëndë e krijimit të institucioneve të reja”, ka thënë Deliu- Kodra para vazhdimit të seancës konstituive.