Deliu-Kodra: Mërgata është Kosovë, kudo që jeton
01 dhjetor 2025
| 12:25
Ish-deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Blerta Deliu-Kodra, ka reaguar në lidhje me debatet që janë duke u zhvilluar për votimin e mërgatës në zgjedhjet e 28 dhjetorit.
Ajo ka thënë se çdo familje në Kosovë e ka një pjesë të saj në mërgatë. Në këtë drejtim, Deliu-Kodra ka thënë se “mërgata është Kosovë, kudo që jeton”.
“Secila familje në Kosovë e ka një pjesë të saj në mërgatë. Kjo lidhje është më e madhe se politika, më e fortë se ndarjet. Mërgata është Kosovë, kudo që jeton❤️”, ka shkruar Deliu-Kodra në “Facebook”.



